Mobi Casa

Hykolli: Punëtorët në Kosovë përballen me paga të ulëta dhe kushte të rrezikshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përgjithshme kolektive për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Sipas tij, mungesa e saj ka penguar përfitimin e pagës së 13-të, që është një kërkesë e vazhdueshme e sindikatës.

HW

Ai ka shtuar se presioni i BSPK-së ndaj partnerëve socialë mbetet i madh për të përmirësuar situatën dhe për të garantuar të drejtat e punëtorëve.

“Fillimisht 1 Maji, BSPK-në e ka gjet pa një marrëveshje të përgjithshme kolektive e cila marrëveshje është shumë e rëndësishme sepse është Kushtetuta e të punësuarit, ku atje mbrohet të drejtat e punëtorëve do ta kishim pagën e 13-të të cilën pagë ne e kemi kërkuar gjithmonë me ngulm, besoj që paga e 13-të ka qenë presion I BSPKS-së ndaj partnerit social që ne kemi sot, sfidat janë të mëdha sepse sot kemi ngritje të çmimeve dhe nuk kemi lëvizje të koeficientit të pagave, kushtet e punëtorëve ende janë në një situatë jo të mirë, edhe për këtë arsye kemi lëndime e vdekje të punëtorëve në Kosovë”, ka deklaruar Hykolli në Tëvë1.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.