United Hospital

HVjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të tilla si në këto zgjedhje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se manipulimet me vota brenda kandidatëve që janë evidentuar deri më tani në procesin e fundit zgjedhor, janë të përmasave të papara ndonjëherë.

Në Rubikon të Klan Kosova, ajo tha se ka qenë viti 2010 ai “famëkeqi” kur ka pasur shumë manipulime, por shtoi se është punuar shumë që të rikthehet besimi i qytetarëve në KQZ, e edhe në tërë procesin zgjedhor.

HW

“Është e vërtetë se ka pasur gjithmonë mospërputhje të rezultateve, apo manipulim a vjedhje, në mes të kandidatëve, por në përmasa të tilla sikur në këto zgjedhje, asnjëherë nuk ka pasur. Kjo matet me numrin e votave që u janë shtuar kandidatëve. Është evidente që një numri të kandidatëve, sepse disave edhe u kanë munguar, u janë shtuar një numër jashtëzakonisht i madh i votave, që nuk ka ndodhur më parë. Ka pasur gabime njerëzore, mospërputhje, mirëpo me përmasa të 6 mijë e më shumë vota, asnjëherë nuk ka pasur”.

“Madje, e them me përgjegjësi të plotë, që në gjithë një proces nuk ka ndodhur të manipulohen në tërësi 6 mijë vota”, deklaroi Daka

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.