UBT

Hurma, përfitimet shëndetësore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hurma është një pemë e viseve të ngrohta, ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.

Në këtë muaj me siguri shumë njerëz i kanë shijuar frutat e hurmës. Pema që prodhon këtë frutë të sheqerosur vjen nga Japonia dhe Kina. Në mjekësinë tradicionale kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë.

Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma e gjelbër është e pasur me tanin dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frutën plotësisht të pjekur.

Fundamenti

Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo frutë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekur, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë. Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.