ARKATANA

Humolli: Kushdo prej deputetëve që ka votuar pagën minimale, ka votuar siç ka thënë Radojçiqi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli ka thënë se është e papranueshme që me përfaqësues të Listës Serbe të diskutosh për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë ai e dha duke komentuar bisedën e vitit të kaluar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës me Slavko Simiqin, bisedë kjo që u publikua këtë javë në media.

Humolli tha se cilido prej deputetëve që dje e ka votuar Ligjin për Pagën Minimale ka votuar siç ka thënë ‘krimineli serb’, duke ju referuar Milan Radojçiqit, i cili është në kërkim nga organet e drejtësisë në Kosovë dhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Biseda që është bërë me të nuk është fort tragjike. Por të diskutosh për temën e veteranëve është e papranueshme për mua. Ai nuk e ka përfaqësuar se paku grupin parlamentar që kam qenë unë(LVV)…vetëm mua nuk më ka përfaqësuar, por LVV-në e ka përfaqësuar. Kushdo prej deputeteve që dje e ka votuar pagën minimale që t’i largojë veteranët e luftës, ka votuar siç ka thënë krimineli serb. Dhe tash nuk kanë të drejtë të thonë nuk më ka përfaqësuar Mimoza. Ajo e ka përfaqësuar VV-në, e ka përfaqësuar kryeministrin, Kurti. Dmth nuk ka diskutim më. Mimoza vetë është deklaruar se e kam njoftuar (Kurtin), ajo ka thënë se e ka njoftuar për bisedat. Tash është e padrejtë me ju gjuajt vetëm Mimozës, pasi ajo e ka pasur mision, detyrë prej grupit që të sigurojë sa më shumë vota që t’i kalojë edhe ligjet që i pëlqejnë Serbisë”, u shpreh Humolli në Tëvë 1.

United Hospital

Ai tha se para largimit nga Vetëvendosje nuk ka qenë në dijeni për kontaktin që kishin zyrtarë e kësaj partie me përfaqësues të Listës Serbe.

Kujtojmë se në audioincizet e publikuara në media dëgjohet Mimoza Kusari-Lila duke biseduar me Slavko Simiqin për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe çështjën e veteranëve të luftës. Në këto incizime Simiq përmend disa biseda të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.