ARKATANA

Humolli: Kurti pas burgut s’ka besu në bashkim kombëtar, kur e ka bë VV’në po, si Kryeministër e ka këqyr Kushtetutën dhe nuk e ka pa

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në këtë drejtim edhe Albin Kurti ka pësuar evoluim.

Ai ka dhënë një shembull interesant.

‘’Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi i viseve shqiptare dhe bashkimin në një shtet kombëtarë’. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në programin e saj e ka pas në program me lëviz krejt kombin për me çliru Kosovën, ka thënë Humolli.

Sipas Humollit, Kurti veprimet që i ka bë pasi është bë kryeministër janë në shpërputhje me atë që ka thënë në fushatë elektorale.

Mobi Casa

‘’Unë e di kur Albin Kurti kur ka dal prej burgu ka thënë që s’besoj te ideja e bashkimit kombëtarë. E di kur në KAN ka bërë protesta sociale, e di kur është hi në Lëvizjen Vetëvendosje, se Lëvizja Vetëvendosje është bë një lloj rivali i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas 2005-tës dhe si rival na ka qit neve prej loje si LKÇK për arsye se LKÇK-ja ka qenë një strukturë politiko-ushtarake që deri në shpalljen e pavarësisë ka funksionue politikisht dhe u kanë e gatshme me bë veprime ushtarake. Në momentin kur është shpallë pavarësia e Kosovës, ka kalu në veprime politike dhe ka eliminue mundësin e veprimeve ushtarake për shkak se janë ndërtu institucionet politiko-ushtarake që e mbrojnë Kosovën’’, ka thënë ai.

‘’Albin Kurti është në këtë zhvillim. Nuk është për mua befasi. Kur ka dal prej burgu s’ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë, kur e ka bë VV-në ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë. Kur është bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa’’, ka thënë Humolli.

“Albin Kurti ka punuar kundër bashkimit të potencialit politik e ekonomik të Kosovës, bashkimit politik të kombit shqiptarë.

E ka zhvillu një politikë përçarëse brenda Kosovës, e ka zhvillu një politikë përçarëse me Republikën e Shqipërisë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.