ARKATANA

Humolli: Budallallëk që opozita i beson ambasadorëve të huaj më shumë se kryeministrit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë, ka theksuar se opozita dhe klasa politike e vendit i besojnë më shumë ambasadorëve të huaj sesa liderëve të tyre.

Humolli ka vënë në pah se edhe gjatë periudhës së luftës, qëllimi kryesor ishte që Serbia të mos kthehej dhe se nuk kishte rëndësi kush shpallte pavarësinë, ish-presidenti Ibrahim Rugova apo Hashim Thaçi.

Ai ka theksuar se besimi i sotëm më shumë tek diplomatët e huaj, sesa te liderët vendas, e kjo sipas tij, është një formë naiviteti dhe budallallëku.

Uji Dea

“E shoh edhe sot, konfliktin. Ssikur të kishin marrë mësim prej kësaj historie të kaluar. Shembull Ilaz Pireva është i LDK-së, për mua është atdhetar. Pse t’i besoj më shumë një anglezi ose një gjermani më shumë se atij. Është budallaki, është naivitet”, ka thënë ai.

“Unë i di që këtyre formacioneve politike, se pozicioni ynë politik që ka qenë atëherë ka qenë një pozicion se ne nuk kemi konkurruar për pushtet, mua nuk më ka interesuar e shpall pavarësinë Rugova apo Hashim Thaçi. Mua më ka interesu që këtu më të mos vijë Serbia dhe nëse tenton të vijë ne kemi me ia ngrehë me pushkë menjëherë atyre dhe ndërkombëtarëve që e ndihmojnë. Ndërsa sot shtyhen klasa jonë politike i besojnë më shumë një ambasadori, pse opozita me i besu më shumë një ambasadori sesa kryeministrit, ose kryeministri me i besu më shumë një ambasadori sesa kryetarit të opozitës”, ka deklaruar tutje Humolli. /Dukagjini/