Humbja në peshë: Ka të bëjë më shumë me mendjen sesa me ushqimin

Këtu do t’ju paraqesim 5 rregulla se si të hani çfarë të doni dhe të mbani një peshë kostante (ose të humbisni peshë)
Mësoni të njihni urinë e vërtetë. Nëse keni ngrënë brenda 2 orëve të fundit, shancet për të qenë të uritur fizikisht janë të ulëta. Kjo do të thotë se trupi ka nevojë për ushqim çdo 2-3 orë (në varësi të vaktit apo ushqimit që keni konsumuar së fundi).
lekure ushqime kujdesi“Trajtoni” kuzhinën. Shmangni ushqimet e konservuara dhe me yndyrë nga bufeja juaj. Mbusheni frigoriferin me perime dhe fruta, pa pije me gaz dhe do të hani vetëm shëndetshëm.
Menaxhoni stresin. Qëllimi i kësaj këshille është të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni gjumë të mjaftueshëm, nëse jeni të stresuar mos gjeni ngushëllim tek ushqimi.
Mbani një ditar të ushqimeve. Filloni e ndryshoni modelin e të ngrënit, llogarisni se sa kalori ju duhet të merrni në varësi të peshës dhe bëni kujdes me ushqimet me shumë kalori.
Hani në mënyrë të ndërgjegjshme. Ndodh shpesh që shumë njerëz të hanë pa e kuptuar se çfarë po konsumojnë apo pa e kuptuar sasinë e ushqimit që po konsumojnë. Kur të jetë koha e ngrënies, kushtojani kohën e nevojshme vetëm asaj. Në rastet kur bëni ndonjë gjë tjetër, kur jeni duke ngrënë (p.sh.: duke parë televizor), ndodh që hutoheni dhe hani më shumë seç duhet.
Përshtati në shqip: Daniela Bardhi./gazeta shendeti/