United Hospital

“Humbja e shansit historik”, vjen paralajmërimi i rëndë për LDK-në dhe Vetëvendosjen

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dështuan në arritjen e një koalicioni parazgjedhor. Tani po paralajmërohet një koalicion i ri pas zgjedhor, por jo mes LDK dhe VV-së, por…

Shumica e analistëve politikë të cilët kanë besuar fuqishëm në arritjen e mundshme të koalicionit parazgjedhor në mes të LDK-së dhe VV-së, dështimin e këtij koalicioni po e shohin si thyerje të madhe të shpresës së vetme të qytetarëve për ndryshime pozitive pas 20 vjet të kapjes së shtetit nga krimi dhe korrupsioni. Këtë mendim e ndanë edhe analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas Zeqës, kalimi i afatit ligjor për koalicione parazgjedhore, shënon fundin e shpresës për ndryshime pozitive në këto zgjedhje.

“Koalicionet e partive minore që aplikuan në KQZ në orët e fundit dhe mbetja në garë veç e veç e treshes së partive politike LDK, Vetëvendosje dhe PDK do të jenë të pamjaftueshme që të joshin qytetarin e zhgënjyer nga keq qeverisja e deritanishme e formacioneve politike që sunduan me vendin në këto 20 vjetët e fundit. Mos arritja e koalicionit të shumëpritur nga qytetarët e vendit LDK-LVV, e bën të pamundur ndryshimin e kursit qeverisës në vend”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

ARKATANA

Ai po ashtu thotë se ashtu sikur që kishte parashikuar ditë më parë, nga beteja e nxehtë politike mes LDK-së dhe LVV-së, fituese do të dal PDK-ja me copëzat e saj të ndara në kinse koalicione parazgjedhore.

“Sikurse në të kaluarën, edhe tani, “mollë sherri” për mos dakordim u bë posti i kryeministrit, gjë e cila e dëshmon papjekurinë politike dhe mungesën e vullnetit për ndryshim të partive që rropën e ç’rropën shtetin dhe qytetarët për 20 vjet rresht. Thirrja në emër të elektoratit e subjekteve (LDK-LVV) që e patën në dorë ndryshimin e madh, është hipokrizia dhe mashtrim”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ai shton se prapa kësaj hipokrizie qëndron egoja e pakufishme për të rrëmbyer sa më shumë nga “torta” e pushtetit, e jo interesi i qytetarëve.

“Edhe pas zgjedhjeve të parakohshme, do të vazhdojë keq-qeverisja, korrupsioni dhe krimi i organizuar, sikurse që do të vazhdojë sundimi i rendit dhe ligjit nga bandat partiake. Zgjedhjet e parakohshme do ta “prodhojnë” aleatin e ri (të vjetër) që do të mbështet marrëveshjen finale (fatale për Kosovën), ashtu siç e ka mbështet paraprakisht marrëveshjen për Decentralizimin (etnik), “Zajednicën”, për Gjykatën Speciale, për Demarkacionin me Malin e Zi e një varg marrëveshjesh tjera të dëmshme për Kosovën. Si çdo herë, edhe kësaj radhe, “ujqit e vjetër” koalicionin pas zgjedhor do ta arsyetojnë në emër të kinse interesit të shtetit, normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe ruajtjes së miqësisë me partnerët ndërkombëtarë. Si do që të jetë dhe çfarëdo që të ndodhë pas zgjedhjeve, mos arritja e koalicionit parazgjedhor LDK-LVV, mbetët rast i humbur dhe i pa përsëritshëm historik për largimin e uzurpatorëve nga pushteti dhe jo vetëm”, përfundoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.