Fundamenti

Humbet kujtesën e 17 viteve, nëna nuk njeh fëmijën e saj

/ 1 minutë lexim

Një nënë amerikane e prekur nga skleroza që në vitin 2005, ka harruar pothuajse gjysmën e jetës së saj.

“Mami”, thërret Shaylin nënën e saj sapo kjo e fundit zgjohet një mëngjes, por Shawnda Rush nuk e kishte aspak idenë se e kujt ishte vogëlushja 19-muajshe dhe pavarësisht kësaj fillon të luajë me të.

Më pas Shawnda shkon në kuzhinë dhe sheh një mashkull dhe fillon të dyshojë që Shaylin mund të ishte vajza e saj dhe ai bashkëshorti.
Por ajo nuk kujton asgjë.

Uji Dea

Kjo është historia e Shawnda Rush, nga Virginia, që nisi në vitin 2005, por vetëm në ditët e sotme tregohet pas disa vitesh kur 30-vjeçarja në atë kohë sot 38-vjeç, u përpoq të ambientohej me jetën e re pasi nga memoria e saj ishin fshirë rreth 17 vite kujtime.

Në 2004 Shwanda kurohej për sklerozë dhe shpesh herë ajo ankohej për shqetësime në lidhje me shikimin.
Një vit më vonë ajo ndjente gjithnjë e më shumë shqetësime dhe ishte shumë konfuze.