Mobi Casa

Humb jetën polici Jahi Maliqi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Pjesëtari i Policisë së Kosovës Jahi Maliqi ka humbur jetën të martën rreth orës 20 e 35 minuta në dalje të rrugës Kamenicë Strezoc tha për rajonipress Ismet Hashani.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në qytetin e Kamenicës, raporton rajonipress.

Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale tha për rajonipress se polici Jahi Maliqi (1965) ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 20 e 35 minuta në rrugën Kamenicë – Strezovc .

Hidromorava

Sipas Hashanit polici në detyrë është goditur nga automjeti i markës Golf me drejtues R. Ajeti.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe pas alkool testit është rezultuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

I dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë kurse trupi i policit është dërguar në institutin Mjeko Ligjor në Prishtinë tha Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: