Fundamenti

Humb jetën 18 vjeçari Adnan Jashari

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Adnan Jashari (1995) nga fshati Muhoc me vendbanim në Gjilan ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura e tipit Golf. Enver Murtezi shef i emergjencës tha për rajonipress se viktimës i është dhënë me kohë ndihma e parë, por nuk i ka rezistuar plagëve.

Adnan Jashari , gjimnazist (1995) nga fshati Muhoc i Bujanocit me vendbanim në Gjilan ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë e tipit Golf. Për rajonipress vdekjen e tij e ka konfirmuar Enver Murtezin shef i emergjencës në Gjilan.

UBT

Murtezi tha se viktima është sjellur pa shenja jete në emergjencë edhe pse ne me kohë e kemi reanimuar dhe i kemi ofruar ndihmën e parë, por nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve tha Murtezi.

Ndryshe sipas policisë Adnan Jashari është goditur nga vetura Golf në rrugën Qarkore në Gjilan më 5 prill rreth orës 20:15 minuta. Policia tha se vozitësi shqiptarë është arrestuar pasi që i njëjti nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull shqiptar me ç`rast i shkakton lëndime trupore. Si pasoj e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit trupi i pa jetë u dërgohet familjareve ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje tha policia./rajonipress/