Uji Dea

Humanistët kamenicas ndihmojnë familjet skamnore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Rexhep Morina sekretar i Kryqit të Kuq dega në Kamenicë, ka thënë se duke parë gjendjen e rëndë socio-ekonomike të qytetarëve të komunës së Kamenicës, humanistët Kamenicas po përkujdesen për shumë familje të kësaj shtrese.

Sipas tij për nevojat e familjeve skamnore ndihma kanë dhënë Tefik Sulejmani nga fshati Topanicë, 500 kg miell, Fitim Gagica, pronar i Hotel “ Jehona” në Kamenicë, ka dhuruar miell në sasi prej 375 kg, dhe NT. “GONI” nga Kamenica , 125 kg miell.

“ Stafi i Kryqit të Kuq me vullnetarë janë të gatshëm që brenda mundësive t’i shpërndajnë ndihmat e ofruara tek familjet më me nevojë” tha Morina.

FIDANISHTJA

Përfaqësues të Kryqit të Kuq dega në Kamenicë, apelojnë tek të gjithë qytetarët, biznesmenët dhe të tjerët, që të solidarizohen dhe të ndihmojnë familjet me gjendje te rënd ekonomike.

Në emër të të gjithë atyre familjeve që do t’i marrin këto ndihma dhe në emër të stafit të Kryqit të Kuq, i falënderojmë të gjithë donatorët të cilët ndihmuan këto familje në mënyra të ndryshme./rajonipress/