FIDANISHTJA

Hoxhaj: Zgjedhjet në PDK do të sjellin reformë të thellë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se përmes zgjedhjeve të brendshme kjo parti synon të bëjë reforma të thella dhe ndryshime të mëdha.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se, pas përfundimit të keëtij procesi zgjedhor, i cili do të zgjasë për disa muaj, PDK-ja do të jetë forca më e rëndësishme e ndryshimit në vend.

Hoxhaj ka treguar se në vjeshtë pritet të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK-së, në të cilën do të zgjedhet edhe lideri i partisë.

Uji Dea

Sipas tij, në këtë fazë ende nuk dihet nëse do të ketë një kandidat apo më shumë për të parin e PDK-së.

“PDK-ja është e hapur për pozitën e kryetarit, që do të thotë se mund të garojë kushdo që ia merr mendja se mund ta fitojë mbeështetjen e anëtarësisë dhe të strukturave udhëheqëse të PDK-së. Edhe në të kaluarën PDK-ja ka qenë e hapur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Tani është herët të flitet për kandidatura të mundshme meqë jemi në fillim të procesit zgjedhor. Aktualisht jemi duke u angazhuar që të bisedojmë me degët dhe nëndegët në mënyrë që të shohim se cilat janë ndryshimet që duhen bërë dhe cfarë pret elektorati prej PDK-së si një forcë e mirëfilltë politike në vend”, ka thënë Hoxhaj

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dekadën e dytë të shtetndërtimit synon ta përmbyllë me sovranitet të plotë, me anëtarësim të Kosovës në OKB dhe në BE.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.