ARKATANA

Hoxhaj: Viti 2013 – vit i diplomacisë kosovare!

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në një intervistë për Radio Kosovën tha se viti që e lamë pas ka qenë vit i sukseseve të diplomacisë kosovare. Sipas tij, njohjet nga vendet me peshë të madhe kontinentale, sikurse Egjipti e Libia në Afrikë, El Salvadori në Amerikën Latine, apo Tajlanda në Azinë Juglindore, kanë bërë që pozicioni i Kosovës në botë të jetë shumëfish më i fuqishëm.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë nga shteti i Kosovës, por edhe diplomacia kosovare, që të drejtat e tyre në shtetin serb të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj thotë se është i shqetësuar për pozitën diskriminuese të komunitetit shqiptar që jeton në Luginë të Preshevës.

Uji Dea

“Kemi bërë përpjekje, qoftë përmes bashkëpunimit politik, qoftë edhe përmes mbështetjes konkrete, që t’i mbështesim kërkesat e tyre, por në të njëjtën kohë, kemi kërkuar edhe nga faktori ndërkombëtar që të ndërmjetësojë për një dialog të brendshëm në mes të faktorëve politikë shqiptarë në Luginë të Preshevës, me qeverinë në Serbi, rreth avancimit të pozitës së tyre. Unë mendoj që ne duhet të jemi të përgjegjshëm në atë se çfarë themi dhe çfarë përfaqësojmë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi edhe racionalë edhe humanë karshi kërkesave që kanë shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.