GRANDEMALL

Hoxhaj: Ushtrinë e bëmë, tash ta anëtarësojmë në NATO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar një moment të rëndësishëm në historinë e vendit, duke deklaruar se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Ushtri të Kosovës është rezultat i angazhimeve të përbashkëta politike dhe diplomatike.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka ndarë detaje nga verën e vitit 2018, kur gjatë Konferencës së Kartës së Adriatikut takoi Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Ai ka theksuar se në atë takim ka argumentuar qartë se Kosova është e gatshme për ushtrinë e saj, një hap që, sipas tij, i dha shtysë Kuvendit të Kosovës për miratimin e Ligjit për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Uji Dea

“Ushtrinë e bëmë, tash duhet ta anëtarësojmë në NATO,” ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë pamje nga konferenca e Kartës së Adriatikut, duke paralajmëruar se prioriteti i qeverisë së ardhshme, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të jetë përpjekja për anëtarësimin e Ushtrisë së Kosovës në Aleancën e Atlantikut Verior.

Hoxhaj ka theksuar se ndërtimi i ushtrisë ishte një arritje strategjike për shtetin e Kosovës, por anëtarësimi në NATO do të përmbyllte vizionin e plotë të sigurisë dhe stabilitetit për vendin dhe rajonin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.