FITORJA

Hoxhaj: Ulësja në OKB dhe themelimi i Asociacionit të ndodhin paralelisht

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hoxhaj ka deklaruar se themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fitimi i ulëses në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)duhet të shkojnë paralelisht, raporton “Zëri.info”.

Hoxhaj këto komente i bëri në takimin me Komisionin për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike.

“Sa i takon OKB-së dhe asociacionit qëndrimi im jo vetëm tash në 2018 por edhe në 2015 ka qenë që ne do duhej një model marrëveshje te asociacionit ta integronim më një marrëveshje të madhe që do të i normalizonte raportet Kosovë-Serbi. Shpejtësia e themelimit të asociacionit duhet të shkojë paralelisht me ulësen ne OKB. Themelimi defakto i asociacionit duhet te shkojë paralelisht me ulësen në OKB”, tha ai.

GRANDEMALL

I pyetur nga deputeti i Nismës Socialdemokrate se pse qeveria ka tërhequr platformën për dialog nga Kuvendi dhe se a është bërë kjo që Thaçi të shkojë “me duar në xhepa” të dielën në dialog, Hoxhaj tha se është shumë më e rëndësishme që të fokusohemi se si do të zhvillohet kjo fazë e fundit e dialogut sesa se kush po shkon në dialog.

“Në tryezën e mbajtur sot mes partive politike ndër temat që janë folur ishte dialogu me Serbinë. Nëse ne një merremi vesh në tryezë do të ishte absurde që ta dërgojmë në Kuvend. Teksti që është dërguar fillimisht ka qenë një draft rezolutë dhe jo platformë. Ne duhet të jemi më të vëmendshëm rreth epilogut të dialogut sesa kush po shkon në dialog. Në letrën qe ka marrë presidenti Thaçi nga znj.Mogherini thuhet se kjo është faza e fundit e dialogut”, ka thënë ai. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.