Eko Higjiena

Hoxhaj tregon se pse Kosova asnjëherë nuk i zbatoi marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015 me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj nga PDK, tha tregoi arsyen se pse Kosova nuk ka zbatuar asnjëherë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 me Serbinë kur ky subjekt politik ishte në pushtet.

“Deklaratat i kam thënë edhe në atë kohë se ne e zbatojmë marrëveshjen e 2013 dhe 2015 vetëm në kontekstin e njohjes së ndërsjellë dhe të anëtarësimit të Kosovës në OKB”, tha Hoxhaj në “Click” të RTV21

“Nëse kjo nuk ndodh unë mendoj se Kosova nuk do të duhej ta bëjë asnjë hap të vetëm, nëse kjo nuk ndodh mendoj se plani B është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha ai.

Ai ka folur edhe për dërgimin e draftit të Statutit të Asociacionit në Kushtetuese, duke thënë se Qeveria duhet ta heq rezolutën 1244 e pastaj ta dërgojnë në Kushtetuese.

Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të bëjë kompromise të vogla për arritje të madhe.

“Unë e shoh si mundësi që realisht ne duke pranuar disa kompromise të vogla ta marrim një arritje të madhe siç është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Në vitin 2025 nuk shoh arritje më të madhe”, tha Hoxhaj.

Mobi Casa

Ai shtoi se ky është synimi i PDK-së nëse vjen në pushtet.

Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti në takimin e parë, kur i ka fituar zgjedhjet e fundit, ka kërkuar konsensus për dialog.

“Por zoti Kurti pastaj me idenë që ta ketë një reformim të dialogut në fakt nuk ka kërkuar më as me opozitën, por as me partnerët ndërkombëtar”, tha Hoxhaj.

Ai shtoi se dialogu është një temë që tejkalon mandatin e partive politike.

“Nuk është temë se kush mund te jetë më kreativ nuk është çështje vetëm e ekspertizës … Ne, nëse për politikën e jashtme jemi bashkë për ta mbështetur Ukrainën kundër Rusisë, është absurde të mos jemi bashkë kundër Serbisë për ta mbështetur Kosovën, por Kurti nuk ka bërë përpjekje serioze asnjëherë që ne realisht të krijojmë një kornizë një klimë një bashkëpunim për çështjet e dialogut”, tha Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.