FIDANISHTJA

Hoxhaj takon senatorin Johnson: Marrëveshja finale me Serbinë të ketë garancë zbatimi nga BE dhe SHBA

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas takimeve me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, senatori amerikan Ron Johnson është pritur mbrëmë në darkë pune nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Në këtë takim, sipas një njoftimi, Hoxhaj dhe Johnson kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë, perspektivën Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor, si dhe marrëdhëniet dhe dialogun për normalizim që po zhvillohet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Hidromorava

Përveç kësaj, zëvendëskryeministri Hoxhaj theksoi se marrëveshja e arritur duhet të ketë garancë të zbatimit nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shkëmbim shumë i mirë me senatorin Ron Johnson në lidhje me zhvillimet politike, sfidat dhe perspektivën Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe procesit të dialogut me Serbinë, proces ky i cili duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka deklaruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.