GRANDEMALL

Hoxhaj: Sivjet s’ka zgjedhje nacionale, kemi punë tjera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka quajtur absurd përpjekjen e opozitës për të rrëzuar Qeverinë kur pritet heqja e vizave, transformimi i FSK-së në ushtri dhe arritja e një marrëveshje me Serbinë.

Ai ka thënë se këtë vjeshtë nuk do të ketë zgjedhje, duke shtuar se kanë punë të tjera për të bërë.

“Në një kohë kur ne presim liberalizim vizash, në një kohë kur presim që të nënshkruajmë një marrëveshje me Serbinë e cila do të ishte njohja e ndërsjellët dhe asgjë më pak, në një kohë kur ne jem në proces të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, është absurde në vjeshtën e 2018 dikush të kërkon ta rrëzojë qeverinë”, tha Hoxhaj, për Ekonomia Online.

“Përfitimet afatshkurta partiake nuk i shërbejnë interesave të vendit. Prandaj qëndrimi jonë si Parti Demokratike e Kosovës është se nuk ka zgjedhje këtë vjeshtë”.

Uji Dea

Mirëpo, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka mohuar mundësinë e zgjedhjeve vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj ka përkrahjen e PDK-së për përmbylljen e punëve të filluar e për të cilat edhe janë mbajtur zgjedhjet dhe është formuar koalicioni aktual një vit më parë, raporton EO.

“Në politikë çdo ditë është e re, java është shumë e gjatë dhe unë vetëm e jap përkushtimin tonë që zotëri Haradinaj e ka prej anës tonë një mbështetje të plotë edhe nëse zëra ka nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës që mund të prodhojnë lajme që do të ketë zgjedhje të parakohshme, ky nuk është qëndrimi i PDK-së, unë flas në emër të kryetarit dhe flas në emër të kryesisë së PDK-së”, deklaroi ai.

“Na çka jemi të interesuar është që qytetarët e Kosovës presin prej kësaj qeverie t’i përmbyll disa punë të cilat i kem filluar. Vitin e kaluar kem shkuar në zgjedhje të parakohshme që ta kemi një koalicion që merr vendime të mëdha , ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi u përmbyll, në dialog jemi të vendosur që të lëvizim përpara”, ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.