Hoxhaj: Shumë shpejt do të ketë ndryshime në Qeveri

Hoxhaj po ashtu ka thënë se akoma nuk ka asgjë zyrtare mirëpo, sipas tij, kjo do të mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Isa Mustafës dhe të Kadri Veselit të cilët siç deklaroi Hoxhaj, janë kryetarët e dy partive të koalicionit.
Gjatë ditëve të fundit është folur që do të mund të ketë reduktim të ministrive në Qeverinë e Kosovës.
E këtë e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj duke folur në cilësinë e zëvendëskryetarit të PDK-së ka thënë se brenda këtij subjekti politik ka zëra për reduktim të ministrive, raporton “Zeri.info”.
“Mund të them se brenda PDK-së ka zëra që të reduktohet numri i ministrive. Unë po flas vetëm në cilësinë si pjesë e PDK-së, jo si ministër sepse kjo nuk më takon mua. Shumë shpejt pritet të ndodhin këto ndryshime”, ka thënë Hoxhaj, raporton “Zeri.info”, i cili shtoi se në kuadër të këtyre ndryshimeve do të ketë edhe emra të rinj brenda kabinetit qeveritar.
Këto komente Hoxhaj i bëri pas takimit që kishte me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Hoxhaj po ashtu ka thënë se akoma nuk ka asgjë zyrtare mirëpo, sipas tij, kjo do të mund të bëhet vetëm me pëlqimin e Isa Mustafës dhe të Kadri Veselit të cilët siç deklaroi Hoxhaj, janë kryetarët e dy partive të koalicionit. /Zëri/