Eko Higjiena

Hoxhaj: Shëmti sesi po trajtohen mësimdhënësit nga Qeveria Kurti

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj Qeverisë për ngjarjet e fundit ndaj sindikalistëve dhe mësimdhënësve për grevën e tyre, duke thënë se është shëmti se si po trajtohen mësimdhënësit nga Qeveria Kurti.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka përmendur kohën sa ishte Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës, ku tha se ishte e vetmja herë atëherë që u ngritën pagat e mësimdhënësve.

Mobi Casa

“Se çfarë edukimi ofrohet në shkollë, ka të bëjë me atë se sa është i kualifikuar dhe i motivuar mësuesi! Tani, është turp dhe shëmti sesi mësimdhënësit sot po trajtohen politikisht dhe financiarisht nga Qeveria. Nuk ka vullnet as për dialog me mësimdhënësit dhe as që të dëgjohet zëri i tyre! “, ka shkruar Hoxhaj.

Ai, tutje ka thënë se asnjëherë askush nuk ka mundur t’ua mbyllë dyert mësuesve në Kosovë dhe se “është jetike për ta, nxënësit dhe prindërit, të hapen dyert e dialogut!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.