GRANDEMALL

Hoxhaj: Serbia synon spastrimin e Luginës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë dhënë revistës mujore “Shenja”, ka thënë se thelbi i konflikteve në Ballkan ka qenë ideja serbe për të qenë hegjemoniste ndaj rajonit.

“Është koha e fundit që Serbia mos të definojë interesin nacional të saj në kuptimin territorial, por në kuptimin e integrimit politik evropian dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Hoxhaj.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit në tri komunat e veriut të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se rreziku i ndarjes së Kosovës ka përfunduar me 25 korrik, me intervenimin e policisë së Kosovës në veri. Ai ka shtuar se çdo përpjeke për të ndryshuar kufijtë, do të vente në pikëpyetje gjithë arkitekturën e sigurisë në rajon.

Hoxhaj ka komentuar edhe zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në rajon. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse situata në veri të Kosovës ndërlidhet me atë në Luginën e Preshevës, ministri ka theksuar se ka një ndërlidhje mes tyre, nëse kuptohet natyra e politikës së Beogradit ndaj komunave në Luginë të Preshevës dhe komunave në veri të Kosovës.

FITORJA

“Së pari, në tri komunat e veriut të Kosovës, strukturat ilegale, grupet kriminale, grupet paramilitare të sigurisë serbe janë mbetja e fundit e regjimit të Miloseviqit. Ju e dini që struktura të tilla ka pasur edhe gjatë viteve të 90-ta në Kroaci dhe në Bosnjë. Nga ana tjetër, në Luginën e Preshevës, format e ndryshme të diskriminimit politik, ekonomik, social dhe kulturor janë një vazhdimësi e politikës së Milosheviqit ndaj shqiptarëve. Kjo politikë e krijimit të frikës dhe të pasigurisë ka për qëllim përfundimtar shpërnguljen sistematike të shqiptarëve nga ajo zonë historikisht shqiptare”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai ka thekuar se stabilizimi apo destabilizimi i kësaj pjese varet nga vet institucionet në Beograd.

“Serbia si vend aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian bën shkelje masive në formën më anti-evropiane të të drejtave të shqiptarëve atje. Gjatë muajit mars, kur Këshilli Evropian në Bruksel do të duhej të vendoste për dhënien apo mosdhënien e statusit të kandidatit Serbisë, papritmas doli në sipërfaqe pozita diskriminuese e komunitetit vllah që u ngrit nga Rumania. Po ashtu, trajtimi i hungarezëve apo edhe i myslimanëve në Sanxhak, që janë komunitete tradicionale në Serbi, është temë e diplomacisë evropiane. Prandaj, sikurse Serbia që interesohet për pakicat serbe jashtë territorit të shtetit serb, po ashtu është e obliguar të respektojë të drejtat e grupeve të tjera etnike brenda saj”, ka paralajmëruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.