FITORJA

Hoxhaj rikthehet në krye të diplomacisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të kthehet në krye të diplomacisë kosovare

Kjo është konfirmuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili të mërkurën në një konferencë për medie ka thënë se Hoxhaj do të jetë bartës i proceseve të jashtme.

Madje, sipas tij, “Hoxhaj ka shumë punë për të bërë në proceset e integrimeve”.

Veseli duke folur për rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën ka thënë se PDK-ja ka qenë “lokomotivë” e këtij procesi.

“Urime për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Vërtet kjo është një ditë e jashtëzakonshme, një ditë e shënuar. Dëshiroj t’i falënderoj gjithë qytetarët e vendit për durimin që kanë treguar dhe në të njëjtën kohë edhe për përkushtimin. Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe është lokomotivë e këtij procesi”, ka deklaruar Veseli.

ARKATANA

Sipas tij, tani po i jepet fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Dëshiroj me këtë rast të falënderoj ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe gjithë ministrat e Integrimeve, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, ministrat e Brendshëm e gjithsesi edhe ministrat e Jashtëm. Kjo është një epokë e re, e cila i jep fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht lëvizjen e lirë, rrëzimi i fundit i murit të Berlinit në Evropë”, ka shtuar Veseli.

Ndërsa nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se rekomandimi për liberalizmin e vizave është akti i parë në rrugën tonë të rikthimit në Evropë.

“Gjitha qeveritë e udhëhequra nga Partia Demokratike e Kosovës, kryeministri Thaçi dhe shumë kolegë në Qeveri dhe Qeveria aktuale kanë bërë një punë brilante në përmbushjen e kritereve. Ju e dini që në krahasim me vendet e tjera të rajonit, të cilat kanë pasur 43 ose 45 kritere, Republika e Kosovës i ka pasur 101 kritere që t’i përmbushë. Ka qenë një proces i gjatë, i vështirë, por është një e arritur e madhe dhe megjithatë është një meritë e qytetarëve të Kosovës”, ka theksuar Hoxhaj.

Përndryshe, Hoxhaj ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës gjatë viteve 2011-2014, ndërsa pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2014 në krye të MPJ-së ishte Hashim Thaçi, i cili që nga muaji i kaluar është në krye të shtetit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.