FITORJA

Hoxhaj: Rasti Peci ishte aksident

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka quajtur keqkuptim, keqkomunikim dhe aksident atë se çfarë ka ndodhur me ambasadorin Lulëzim Peci, i cili pati dhënë dorëheqje nga pozita e zyrtarit ndërlidhës të Kosovës në Serbi, pas vetëm 24 orëve të qëndrimit të tij në këtë detyrë. Kryediplomati kosovar, në raportimin e tij para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ka thënë se për çështje të dallimeve politike ambasadori Peci është shkarkuar.

Mirëpo, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme Albin Kurti duke i bërë pyetje të shumta ministrit Hoxhaj, ka kërkuar nga kryediplomati kosovar që të shpjegoj çështjen e dorëheqjes së ambasadorit Peci, dhe cilat janë limitet e autorizimeve të zyrtarit të Kosovës në Beograd dhe a është i autorizuar që të vendos komunikim me institucionet e Serbisë që nuk e pranojnë Kosovën.

Kurti duke lexuar një pjesë të komunikatës së MPJ-së të 19 qershorit që sipas tij është thënë se është pritur që Peci të kryej detyrën me profesionalizëm, moral të lartë, përgjegjësi, dinjitet shtetëror dhe nacional dhe përfaqësim të plotë të qëndrimeve shtetërore dhe në këtë rast guxim qytetar që në momente të caktuara i kanë munguar, dhe se kanë kuptuar lëshimet e tij si ish ambasador në Suedi, ka pyetur Hoxhajn se kur i kanë kuptuar lëshimet e tij në Suedi, për çfarë lëshimesh dhe për sa lëshime bëhet fjalë, dhe nëse ka pasur lëshime pse ia besuan Pecit edhe pozitën e ambasadorit jo rezident, në Lituani e Finlandë.

Por, Ministri Hoxhaj, ka thënë se ai ka pasur vërejtje ndaj ambasadorit Peci dhe në disa takime që ka marrë pjesë në Bruksel. Sipas tij, Peci, shpeshherë, ka bërë përpjekje që të lëvizë përtej mandatit që ka pasur.

“Nuk ka pasur ndonjë komunikim shumë të rëndë në mes të kryeministrit Thaçi dhe atij e më së paku është e vërtetë deklarata e tij se për shkak të qëllimit të tij shumë të kristaltë politike gjoja që normalizimi i plotë është me njohje të plotë, është shkarkuar nga ajo pozitë. Një deklaratë të tillë e kam thënë unë në këtë komision vitin e kaluar. Edhe kryeministri Thaçi e ka thënë në të gjitha forumet në Prishtinë dhe jashtë saj, se normalizim të plotë mes relacioneve Kosovë Serbi mund të ketë vetëm kur të ketë njohje reciproke. Ne jemi duke folur për fazën e parë fillestare të krijimit të një ‘modus vivendi’, se si Kosova dhe Serbia mund të fillojnë normalizimin”, ka thënë Ministri Hoxhaj, transmeton Kosovapress.

Megjithatë, Kurti nuk është pajtuar me disa përgjigje të Hoxhajt, duke thënë se nuk po merr përgjigje konkrete, sa i përket deklaratës se MPJ-së se Peci ka komunikuar me shërbimet sekrete të Serbisë, duke e pyetur Hoxhajn se a kanë arritur tek ky informacion përmes AKI-së sepse dihet që këtë informacion vetëm ata mund ta dinë, nëse jo pse është anashkaluar AKI-ja, nëse po a e dini që kjo paraqet dëmtim të diplomatit.

Por, Hoxhaj ka thënë se nëse ka në komunikatën e tyre formulime që i referohen takimeve të tij, atëherë shefi i AKI-së Bashkim Smaka është informuar. Hoxhaj ka thënë se kur ata kanë vendosur për hapje të misionit të posaçëm në Beograd, ai ka bërë një listë që të jenë tre kandidatë Ylber Hysa, Lulzim Peci dhe Valdet Sadiku. Sipas Hoxhajt, Hysa nuk ka qenë i gatshëm të lëvizë prej Maqedonisë, ndërsa, Peci e ka pranuar një detyrë të tillë, derisa ka dhënë dorëheqje pas 24 apo 48 orësh dhe ai ka qenë i detyruar që ta emëroj Valdet Sadikun në detyrë.

Mobi Casa

“Mendoj se për keqkuptim dhe keqkomunikim, kuptohet se ne si Ministri dhe unë si ministër mbajë përgjegjësinë, ndërsa për sjellje jo dinjitoze dhe jo lojalitet ndaj shtetit, ambasadori Peci e mbanë përgjegjësinë. Në shtet ambasadori duhet të besoj. Asnjë ambasador i asnjë vendi serioz nuk mundet me dalë me deklarata bombastike që e ardhmja politike e këtij vendi mund të varet prej qëndrimit të tij se çfarë ka thënë. Çdo ambasador i çdo shteti para se me dhanë intervistë apo të prononcohet në një medium, merr leje nga ministria e tij dhe nuk mundesh papritmas me dal me qëndrime përtej mandatit që ke prej një qeverie të caktuar”, ka thënë Hoxhaj.

Po, ashtu, në takimin maratonë që zgjati mbi dy orë, Hoxhaj ka folur edhe për njohjet, duke thënë edhe një herë se Mali nuk e ka njohur asnjëherë Republikën e Kosovës, derisa ka thënë se janë 101 vende që kanë njohur Kosovën dhe kjo është lista zyrtare që kanë, derisa është pyetur nga Kurti që të sqaroj këto njohje sepse Pocolli në Komision ka deklaruar se Nigeria ‘de fakto’ e ka njohur Kosovën, ndërsa ‘de jure’ ende s’e ka njohur, ndërsa shteti i Malit ‘de jure’ e ka njohur por për shkak të gjendjes atje, ‘de fakto’ s’e ka njohur.

“Sa i takon Nigerisë, Ugandës, Malit dua të ju siguroj edhe juve edhe deputetëve se mes kredibilitetit të shtetit dhe një lajmi pozitiv unë si ministër vendosi për kredibilitet të shtetit. Dhe unë kam thënë disa herë që Mali s’e ka njohur asnjëherë Kosovën. Unë s’e përjashtoj mundësinë që edhe ne si ministri keqkuptohemi, por Mali nuk e ka njohur Kosovën, janë 101 vende që e kanë njohur Kosovën, duke përfshirë Egjiptin dhe El Salvadorin. Kjo është lista jonë zyrtare”, ka shpjeguar Hoxhaj.

Gjatë këtij, raportimi të Hoxhajt nuk është lënë anash as çështja e emigrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës.

Kurti duke pyetur Hoxhajn për këtë, ka thënë se në komunikatën e MPJ-së është thënë se kushtet në qendrat e ndalimit dhe pranimit janë në nivel, ku ushqimi është në nivel dhe u ofrohet interneti dhe telefoni dhe se nuk ka evidencë të keqtrajtimit. Ndërsa ministrja Vlora Çitaku e ka thënë të kundërtën. Ajo ka thënë që nga ombudspersoni në Hungari dhe organizata tjera mësohet se gjendja e azilkërkuesve nuk është e mirë, sasia e ushqimit nuk është e mjaftueshme.

Por, Hoxhaj ka mohuar se ka pasur keqtrajtime ose mungesë të ushqimit, përveç se ka pasur ankesa për llojin e ushqimit. Derisa ka thënë se aktualisht janë 480 vet në Hungari dhe nuk është asnjë më shumë se sa ky numër dhe se ata janë të interesuar që ta gjejnë një solucion me autoritetet hungareze që këta njerëz të kthehen në Kosovë.

Hoxhaj po ashtu ka folur edhe për prioritetet e tyre si ministri, duke thënë se kanë pasur në fokus njohjet individuale me secilin shtet, duke qenë se anëtarësimi në OKB ka qenë i pa mundur, duke ditur rrethanat në të cilat Kosova ka shpallur pavarësinë e saj mirë ka paralajmëruar që shumë shpejtë do të aplikohet për antarësim në Këshillin e Evropës. /Telerafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.