Mobi Casa

Hoxhaj: Qeveria hoqi dorë nga kushti gjerman “marrëveshja ligjërisht e detyrueshme” për Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti duke thënë se hoqën dorë nga kushti që dikur ishte gjerman dhe pastaj u bë i BE-së, për “marrëveshje ligjërisht të detyrueshme” për Serbinë.

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një dekadë më parë, Kosova humbi një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili, sipas Hoxhajt, i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman në marrëveshjen e mundshme për Serbinë.

UBT

Por, Hoxhaj tutje kritikoi qeverinë aktuale që kanë hequr dorë nga ky kusht, dhe kanë pranuar një marrëveshje që nuk është ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë.

“Një dekadë më parë, ne humbëm një mik të madh, ish-ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Ai i dha mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës së pavarur dhe personalisht e di që luajti një rol kyç në vendosjen e kushtit gjerman, dhe më vonë kushtit të BE-së, “marrëveshjes ligjërisht të detyrueshme” për Serbinë, një kusht nga i cili hoqi dorë këtë vit Qeveria e Kosovës duke pranuar një marrëveshje që nuk është as marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe as nuk ka njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.