United Hospital

Hoxhaj, priten njohje të reja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në Samitin vjetor Franko-Afrikan që po zhvillohet në Paris. Në margjina të Samitit, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh lobuese me zyrtarë të lartë dhe delegacione të shteteve afrikane që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Hoxhaj ka takuar një delegacion të gjerë të Zambias, të udhëhequr nga ministri i Brendshëm dhe zëvendësministri i Jashtëm, me të cilët ka biseduar për njohjen e Kosovës dhe ecurinë e marrëdhënieve të tjera ndërmjet dy vendeve që do të pasonin pas njohjes së Kosovës.

“Njohja ndërkombëtare e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Kjo u dëshmua edhe nga ky takim dhe biseda të tjera me delegacione të shteteve afrikane në këtë Samit, të cilët e kanë kuptuar që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran po e rrit nga dita në ditë numrin e njohjeve dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Dhe unë pres që në një të ardhme të afërt këto vende të lëvizin drejt njohjes”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministri i Zambias, Edgar Lungu, ka siguruar kryediplomatin kosovar se Qeveria e tij është shumë mirë e informuar për aspiratat dhe kërkesat e Kosovës, duke premtuar njëherësh që njohja të jetë prioriteti kryesor.

UBT

Në fushatën lobuese, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim miqësor dhe shumë produktiv me ministrin e Jashtëm të Lesotos, Mohlabi Tsekoa, ku kanë diskutuar për zhvillimet në fundit në Kosovë dhe për Kosovën.

Në frymën e qasjes së re të vendeve afrikane ndaj Kosovës, edhe ministri i Jashtëm i Lesotos ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për të arriturat e Kosovës duke respektuar të drejtën për të qenë shtet i pavarur dhe i njohur nga të gjitha vendet e botës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shfrytëzuar takimet për t’i shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tij, të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, për vdekjen e liderit Nelson Mandela. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.