Uji Dea

Hoxhaj: PDK-ja shkon në seancë, por vetëm kur ta thërret Brovina

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për Indeksonline tha se partia e tij do të shkoj vetëm në seancën e ftuar nga deputetja më e vjetër e kësaj legjislature, Flora Brovina.

Hoxhaj vlerëson se pikërisht Brovina është e vetmja që mund ta thërras vazhdimin e një seance të tillë.

“Mendoj që në bazë të rregullores së Kuvendit dhe në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat janë kornizat e vetme legale për çdo veprim politik, i vetmi institucion që mund ta ftoj seancën e radhës është Flora Brovina”, tha ai.

Madje, ai i bënë me dije bllokut se nuk mund ta ndryshoj këtë.

“Kjo nuk ndryshon asgjë se çfarë partitë politike mund të kenë agjendë të tyre. Kjo vlen edhe për bllokun edhe për PDK-në”, tha ai.

FIDANISHTJA

Hoxhaj i sugjeron bllokut që të koordinohet me kryesuesen aktuale, në rast se donë seancë.

“Pra kjo i takon vetëm Flora Brovinës që të ushtroj të drejtën e saj që ajo ta ftoj seancën. Blloku duhet të koordinohen me Flora Brovinën”, tha nënkryetari i PDK-së për Indeksonline.

Në fund, Hoxhaj bëri me dije, se PDK nuk do të shkoj në asnjë seancë, që nuk është thirr nga Brovina.

“Ne shkojmë në çdo seancë që e fton Flora Brovina. Cdo seancë tjetër jashtë ftesës e cila nuk vjen nga Flora Brovina, për mendimin tim, është lëndim i rregullores të Kuvendit”, tha Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.