Mobi Casa

Hoxhaj: Pas themelimit të ushtrisë, Kosova synon NATO-n

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në konferencën e Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Hanns Seidel Foundation “Rimendimi i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe Rajoni”.

Hoxhaj ka thënë se sfidat historike në Ballkan ende nuk kanë përfunduar dhe duhet angazhim i përgjegjshëm i të gjithëve në rajon për ta bërë të mundur këtë gjë.

Sipas tij, Kosova ka një vullnet për ta përmbyllur dialogun me Serbinë vitin e ardhshëm, por edhe roli i vendeve fqinje, veçmas Shqipërisë është i rëndësishëm.

“Kemi një situatë të paqartë me Serbinë. Dy dekada më vonë, nuk kemi luftë por nuk kemi as paqe megjithëse Kosova e ka të qartë rrugën përpara për ta mbyllur shtendërtimin. Ne nuk jemi për status quo por jo as me çdo kusht për të arritur një marrëveshje të keqe ose një marrëveshje që nuk mund të zbatohet. Mendoj që edhe Shqipëria nuk duhet të jetë pa rol, sikuse edhe ne kemi ftuar të gjitha shtetet mike për të përkrahur përmbylljen e dialogut në mënyrë që shtetet tona të lëvizin përpara në rrugën e integrimeve evropiane” ka thënë Hoxhaj.

Eco Higjiena

Zëvendëskryeministri i Kosovës ka folur edhe për reagimet e ditëve të fundit të zyrtarëve serb lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura këtë të premte.

Ai u është përgjigjur duke thënë se është e drejtë e një shteti për të pasur forca mbrojtëse megjithëse Kosova është orientuar nga perëndimi për të ngritur një trupë shumëetnike dhe që mision ka paqendërtimin.

“Frikë nuk ka për FSK-në. Frikë duhet të ketë për Serbinë dhe ushtrinë e saj për shkak të së kaluarës së afërt. Ne pas të premtes, synojmë ti bashkohemi NATO-së dhe ushtrive të botës për të përkrahur shoqëritë në nevojë” ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.