Hidromorava

Hoxhaj: Pa demarkacion nuk ka liberalizim të vizave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bledit në Slloveni ku në fokus të takimeve ka pasur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën një ditë pas diskutimeve në komitetin LIBE në Parlamentin Evropian.

Hoxhaj ka zhvilluar një takim me eurodeputeten, Tanja Fajon me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e 24 orëve të fundit sa i përket liberalizimit të vizave dhe hapat që duhet ndjekur sidomos nga ana e Kosovës në javët e ardhshme.

“Kisha një takim shumë të mirë me zonjën Tanja Fajon, e cila është një mikeshë dhe mbështetëse e madhe e Kosovës. Ditën e djeshme në komisionin të cilin ajo e drejton, është marrë një votë pozitive sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, por përderisa Parlamenti i Kosovës nuk e voton ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të ketë një vendim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave, dhe ky është mesazhi kryesorë që Tanja Fajon ma dha sot në këtë takim”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe Tanja Fajon ka shprehur përkrahjen e saj të parezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

GRANDEMALL

“Me ministrin diskutuam për hapat e ardhshëm se si dhe sa më shpejtë të arrijmë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Ministri Hoxhaj më siguroi se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që është e mundur sa i përket këtyre hapave final si; ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës dhe rezultate në luftimin e korrupsionit. Jam e kënaqur me votimin në LIBE dhe Kosova do t’a ketë përkrahjen time të plotë, shpresoj që do të vazhdojmë këtë rrugëtim sepse është shumë me rëndëi për Kosovën dhe qytetarët e saj”, citohet të ketë thënë Fajon.

Po ashtu, kryediplomati Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim me Harlem Desir, ministër për Çështje Evropiane të Francës ku është shprehur përkrahja për liberalizimin e vizave, përkrahja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përgëzime për përmbushjen e reformave në agjendën evropiane, bëhet e ditur në njoftimin për media.

Hoxhaj pasdite do të flasë në panelin me ministrat e jashtëm të rajonit për raportet e Ballkanit me BE-në dhe perspektivën euroatlantike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.