GRANDEMALL

Hoxhaj: Nevojitet një Qeveri e re – Kurti ka krijuar kushte për autonomi territoriale të serbëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Enver Hoxhaj, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kthehet seriozitetit të dialogut, gë që ai nuk beson – atëherë Hoxhaj thotë se Kurti me marrëveshjen e Ohrit ka krijuar kushte për një autonomi territoriale për serbët.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, ka thënë se ndërkombëtarët më nuk presin që Kurti do të bëjë diçka për dialogun.

Sipas tij, Kurtin më nuk e pret askush në asnjë vend serioz.

”Kurdo që Kurdi do t’i kthehet marrëveshjes së Ohrit atje ka krijuar kushte për një autonomi territoriale. Mos të them që ndërkombëtarisht ai përveç se mund të shfaqet në ndonjë konferencë si me qenë ndonjë analist i pavarur kur e keni parë në ndonjë vizitë serioze në ndonjë vend të botës”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka deklaruar se politika e Kurtit është e rënies së lirë.

Mobi Casa

“Ne kemi lëndim serioz të raporteve SHBA-të, kemi sanksione nga BE-ja. Nuk ka njohje, nuk ka anëtarësime. Jemi në vend që jemi në politikën e rënies së lirë”, ka thënë ai.

Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se vendi bie në binarë vetëm me një qeveri të re, që sipas tij nuk duhet të jetë ajo e Kurtit.

Ai ka deklaruar se nga sondazhet e brendshme që kanë, Kurti më nuk e ka mbështetjen që e kishte.

Shton se pos në aspektin e dialogut, Kurti ka dështuar edhe në çështje e brendshme, që sipas tij qytetaret janë më të varfër. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.