UBT

Hoxhaj në takim me Sekretarin Mattis, kërkon që Kosova të bëhet me ushtri

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë.

Hoxhaj këto komente i ka bërë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Kështu thuhet në njoftimin e zyrës për media të kryeministrit.

Hoxhaj ka kërkuar para Sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë.

FITORJA

Hoxhaj po merr pjesë në takimin e veçantë SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

“Është e rëndësishme ta theksoj këtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t’u transformuar në një forcë ushtarake tradicionale me mandat të mbrojtjes territoriale. Është e drejtë e jona sovrane për ta ndërmarrë këtë veprim. Është një proces i ngritjes dhe përgatitjes profesionale të FSK-së prej fillimit nga NATO dhe shtetet partnere. Megjithatë, ky proces është në limbo në vitet e fundit. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan dhe në Evropë që nuk ka një ushtri për shkak të pengesave të jashtme për ta përmbyllur tranzicionin”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka theksuar se Serbia është fajtorja kryesore për bllokadën politike, duke i keqpërdorur deputetët serbë, megjithëse sipas tij, ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura.

“Arsyet e bllokadës janë politike. Serbia po përpiqet ta minoj shtetësinë e Kosovës duke e penguar tranzicionin e FSK-së. Ata përmes deputetëve serb po përpiqen t’i bllokojnë ndryshimet kushtetuese. Së fundi, ata kanë nisur një fushatë të frikësimit dhe arrestimit të pjesëtarëve serb të FSK-së duke e quar numrin në 50 prej tyre që janë larguar. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të lejojmë të prishet karakteri shumetnik i FSK-së që ka rreth 12% minoritete, më shumë se çdo shtet në rajon. Megjithatë, kjo sjellje e Serbisë nuk është asgjë e re për ne, sepse njëjtë është përpjekur edhe në të kaluarën ta pengojë pavarësinë tonë dhe t’i luftoj forcat aleate të NATO-së. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë këtë përcaktim, ta themelojmë ushtrinë tonë duke i ndryshuar ligjet e nevojshme të Kosovës në respektim të Kushtetutës. Koha është tani. I nderuari Sekretar, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj që ta përmbyllim këtë proces”, thuhet në këtë komunikatë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.