Hoxhaj në PE: Njohja nga pesë shtetet e bën më të fortë Kosovën dhe BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel po vazhdon me takimet në Parlamentin Evropian.
Në takimin me komisionin për Punë të Jashtme AFET, Hoxhaj ka folur për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.