Hidromorava

Hoxhaj: Mbetem i palëkundur për shtetin evropian dhe laik të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar në lidhje me kërcënimet që kanë ardhur në adresë të tij nga Forumi i të Rinjve Muslimanë. Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për shtetin evropian dhe laik të Kosovës.

“Kërcënimet e të ashtuquajturit Forumi i të Rinjve Musliman dhe ithtarëve të tij janë të shpeshta në vitet e fundit dhe ofenduese në drejtim të personalitetit tim. Lajmin më të mirë ky i ashtuquajtur Forum dhe ithtarët ideolgjik të tyre do ta marrin së shpejti përmes miratimit të Ligjit për Terrorizmin në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. Ky është edhe përkushtim i shtetit tonë për ta luftuar këtë të keqe përkrah vendeve aleate dhe partnere. Asnjëherë nuk jam dorëzuar përball kërcënimeve të tilla dhe do të vazhdoj përkushtimin tim si politikan dhe qytetar për një shtet laik dhe të së drejtës që ka orientim vlerat euro-atlantike”, ka shkruar Hoxhaj.

ARKATANA

Ai ka thënë gjithashtu se aksioni policor i të hënës për arrestimin e dhjetëra të dyshuarve për terrorizëm ka qenë i drejt dhe në shërbim të ruajtjes së sigurisë të qytetarëve të Kosovës.

“Në vazhdimësi kam mbrojtur interesin shtetëror të Kosovës duke u pozicionuar qartë për temën e radikalizmit fetar që nga vendimi si i ish Ministër i Arsimit për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla, parandalimin e mësimit fetar në shkolla dhe qëndrimin e hershëm për ta mbështetur një pako ligjore që e sanksionon pjesëmarrjen në luftëra jashtë Kosovës. Mbetem i palëkundur në përkushtimin tim për shtetin evropian dhe laik të Kosovës”, është shprehur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.