FITORJA

Hoxhaj: Luftën hibride kundër Kosovës e ka nisur Kurti, duke e kundërshtuar pavarësinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidati për deputet i PDK-së dhe ish-kryediplomati Enver Hoxhaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur edhe për sulmet e kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës dhe ndaj mediave përmes përdorimit të termit “luftë hibride”, shkruan Express.

Hoxhaj thotë se ai që e ka nisur i pari luftën hibride kundër Kosovës është pikërisht kryeministri Albin Kurti, i cili fillimisht kishte kundërshtuar procesin e pavarësisë së Kosovës.

“Fillimisht kishte kundërshtuar procesin e pavarësisë, pakon e Ahtisarit, duke përdorë mjete të luftës hibride”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje ka folur edhe për konferencën e Ambasadorëve, ku s’ishin ftuar opozita. Hoxhaj thotë se kur ka qenë ministër, e kishte nisë traditën e konferencës dhe se e kishte ftuar edhe Kurtin atë kohë si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Hidromorava

“Shkaku ishte një konferencë e ambasadorëve. Konferencat janë të rëndësishme, për të reflektuar për politikën e jashtme. Jam shumë krenar që një traditë të tillë e kam nisur unë. Në atë kohë e patëm ftuar edhe Albin Kurtin, se ka qenë kryetar i Komisionit për punë të Jashtme. Unë kam dalë e kam pritë. I kemi ftuar edhe mediat. Ndërsa kjo ishte një ngjarje, pa ftesë të askujt që të gjithë të reflektojnë .

Më bëri përshtypje që u përjashtuan shumë njerëz dhe se s’pati fare prioritete për atë se çfarë duhet të ndodh në vitin 2025, vit që botën e sjell në një gjendje të re .

“Mund të ketë takime, sepse jemi në fushatë zgjedhore. S’ka pasë vullnet për diçka të tillë”, ka thënë Hoxhaj duke shjpeguar bisedën e tij imagjinare me Kurtin dhe arsyen pse e ka bërë../Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.