GRANDEMALL

Hoxhaj kritikon Qeverinë për mungesën e veprimeve: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje nga Siria dhe Libani

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin Pressing në T7 se zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas dobësimit të regjimit të Asadit në Siri, kanë krijuar mundësi për avancimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.

“Kur ne po flasim sot, pas dy-tri javësh të rënies së Asadit në Siri, ka qenë e mundur që të merrej njohja e Sirisë. Sot është po ashtu e mundur që të merret edhe njohja e Libanit, për shkak të dobësimit të Rusisë dhe Iranit në rajon,” tha Hoxhaj, duke theksuar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës për të rritur njohjet ndërkombëtare.

FITORJA

Hoxhaj gjithashtu kritikoi institucionet vendore për mungesën e veprimeve konkrete dhe strategjike në drejtim të lobimit ndërkombëtar dhe u ndal tek situata politike e brendshme, duke theksuar nevojën për një opozitë të fuqishme dhe ndryshime politike në vend.

“Unë mendoj që zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt do të jenë zgjedhje ku ndryshimi politik do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ndryshimi do të jetë opozita. Është një bindje të cilën ne e dëgjojmë prej Prizrenit deri në Podujevë.”, ka thënë Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.