United Hospital

Hoxhaj kritikon ashpër qeverinë për mospjesëmarrje në Samitin botëror

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Hoxhaj kritikon ashpër qeverinë për mospjesëmarrje në Samitin botërorIsh-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë Kurti për mospjesëmarrje në Samitin botëror.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot dhe dje, 2500 delegatë nga 200 vende të botës janë mbledhur në Samitin e OKB-së për Klimën (UNCCC, COP26) në Glasgou! “Askush nga Kosova nuk është aty! Askush nuk ka bërë kërkesë zyrtare për pjesëmarrje nga Qeveria e Kosovës! A ka ndonjë aktivist të kësaj kauze, profesionistë të fushës apo gazetarë?!”, ka shkruar Hoxhaj.

Statusi i plotë:

Mirëmëngjesi Kosovë!“Sa dioksid të karbonit emiton Kosova?”, më pyeste ministri i Jashtëm i Japonisë kur e pata takuar në dhjetorin e vitit 2012 në Tokio. Nuk ishte hera e parë që dëgjoja për një çështje të tillë dhe as për ndryshmet klimatike si kauzë globale! I thashë, shkurt, se emetimi i CO-2 ishte tejet i vogël në krahasim me shumë vende në Evropë dhe në botë!

Hidromorava

Sot dhe dje, 2500 delegatë nga 200 vende të botës janë mbledhur në Samitin e OKB-së për Klimën (UNCCC, COP26) në Glasgou! Askush nga Kosova nuk është aty! Askush nuk ka bërë kërkesë zyrtare për pjesëmarrje nga Qeveria e Kosovës! A ka ndonjë aktivist të kësaj kauze, profesionistë të fushës apo gazetarë?!

Ky Samit do të ishte mundësi e mirë për të takuar liderë botërorë, për t’u thënë atyre se kjo temë është me rëndësi edhe për ne si Kosovë, për të siguruar mbështetje për këtë çështje, por edhe për tema të tjera të Kosovës! Sepse, aty nuk flitet vetëm për klimën, por është platformë e mirë për çdokënd tjetër!Mos shkuarja e askujt në Samit tregon për dy gjëra. Së pari, se sa e madhe është mjegulla e iluzionit dhe e izolimit në të cilën e ka vendos Qeveria shtetin tonë. Së dyti, Samiti organizohet nga OKB-ja, ku Kosova nuk është shtet anëtar dhe kjo do të ishte mundësi e artë që Kosova të ftohej!

Do të ishte mundësi që në ngjarje të OKB-së të jemi zëri i vetes sonë, të shfaqim interesim për atë çka e shqetëson botën dhe të kërkojmë nga ajo të na mbështesë në shqetësimet dhe kauzat tona.Por, Samiti po mbahet në Glasgou të Skocisë, e Prishtinën politike ka kohë që e ka mbuluar mjegulla skoceze, e cila nuk lë vend për imagjinatë, as dije e as vullnet për të bërë diçka krejt të vogël ndërkombëtarisht për Kosovën!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.