Fidanishtja

Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor në Kosovë, pas tryezës së sotme për sfidat dhe prioritetet në arsimin parauniversitar.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka bërë të ditur se deputetë, profesorë universitarë, studiues dhe aktivistë të shoqërisë civile kërkuan konsensus nacional që të përkthehet në një Pakt Kombëtar për Arsimin, rishikimin e formulës së financimit dhe rritjen e buxhetit për arsim.

“Reforma nuk mjafton. Arsimit në Kosovë i duhet një transformim rrënjësor, duke nisur nga edukimi i hershëm dhe në çdo nivel të arsimit parauniversitar”, ka shkruar Hoxhaj.

Fidanishtja

Gjatë diskutimeve u theksua nevoja që tryeza të shërbejë si një platformë e hapur dialogu, në funksion të ndërtimit të Paktit Kombëtar për Arsimin.

Pjesëmarrësit ngritën shqetësime për gjendjen e arsimit, duke e cilësuar atë alarmante dhe duke kërkuar një vizion të qartë për sistemin arsimor dhe shoqërinë që Kosova synon të ndërtojë.

Rezultatet e dobëta në testin PISA u përmendën si një tregues shqetësues, ndërsa u shpreh vlerësimi se gjendja po përkeqësohet.

Në këtë drejtim, u theksua se ndërhyrjet duhet të nisin nga edukimi i hershëm dhe të shtrihen në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Ndër prioritetet e diskutuara ishin investimet në infrastrukturën arsimore, shtimi i hapësirave për çerdhe dhe krijimi i kushteve për mësim tërëditor në shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua për rishikimin e plotë të kurrikulës shkollore dhe përshtatjen e teksteve mësimore me të, zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe rritjen e pagave. Fokus i veçantë iu kushtua forcimit të aftësive në lexim, matematikë dhe shkenca, si dhe digjitalizimit të arsimit.

Hoxhaj ka theksuar se konsensusi nacional, financimi dhe rritja e buxhetit janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtohet transformimi i arsimit dhe e ardhmja e fëmijëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.