UBT

Hoxhaj: Kosovarët të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në një intervistë për gazetën italiane l’Unità, ka kërkuar nga BE-ja që t’i ofroj Kosovës rrugën e qartë të integrimit dhe se ndërtimi i Evropës nuk mund të konsiderohet i kompletuar në qoftë se pjesë e saj nuk është edhe rajoni i Ballkanit në tërësi.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe duhet të udhëtojnë pa viza brenda zonës Schengen.

“Kemi nisur që nga vjeshta e këtij viti të bëjmë hapat e parë për t’u bashkuar me BE-në dhe shpresojmë se në muajt e ardhshëm do të arrijnë edhe marrëveshjet e para në këtë drejtim. Ndërtimi i Evropës nuk mund të konsiderohet i kompletuar në qoftë se pjesë e saj nuk është edhe rajoni i Ballkanit në tërësi. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë lirinë e plotë për lëvizje pa viza brenda zonës Shengen. Ne duam që kosovarët të ndjehen të barabartë me qytetarët tjerë të Evropës, dhe nuk duhet të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Kosova nga perspektiva historike, gjeografike, kulturore, është një vend që i takon Evropës. Për këtë, hyrja e saj në BE do të ishte një rikthim në vendin të cilit ajo i përket”, ka thënë Hoxhaj.

RCCOLA

Në artikull, ministri Hoxhaj ka përshkruar progresin e gjithanshëm në Kosovë, duke kërkuar përkrahjen e Italisë në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Sa i përket zgjedhjeve të fundit lokale, Hoxhaj i ka quajtur historike, duke iu referuar faktit se për herë të parë është votuar në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe katër komunat e veriut, që më parë nuk kanë qenë të përfshira në votim.

“Kosova ka një kulturë politike, demokratike dhe evropiane. Kjo është riafirmuar edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare që monitoruan zgjedhjet komunale. Për sa i përket veriut të Kosovës, pa dyshim është hapur një rrugë e re në të cilën duhet të vazhdojmë të ecim”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/