KKVITI

Hoxhaj: Kosova dhe aleatët duhet ta marrin seriozisht armatosjen e Serbisë nga Kina

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbia, Aleksandar Vuçiq për blerjen e raketavr të fuqishme nga Kina.

Në emisionin Kosova Live, Hoxhaj tha se deklaratat e Vuçiqit janë shqetësuese për sigurinë në rajon, ndërsa sipas tij, institucionet e Kosovo nuk kanë dhënë asnjë reagim ndaj këtyre provokimeve.

Ai kritikoi qeverinë duke thënë se është më e përqendruar në çështje të brendshme politike sesa në temat strategjike.

HW

“Qeveria dhe këta që janë në pushtet janë më shumë të shqetësuar për ‘divorcin’ e pozitave që i kanë aktualisht në jetën tonë politike dhe nuk kanë kohë të merren me tema që janë në interes strategjik. Po shihet që në këto vite nuk ka pasur as politikë të jashtme, as politikë të mbrojtjes, por më shumë propagandë mediale”, u shpreh Hoxhaj.

Ai shtoi se deklaratat dhe veprimet e Vuçiqit lidhur me armatosjen duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe nga aleatët ndërkombëtarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.