RCCOLA

Hoxhaj: Kjo javë historike për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ministri i Punëve të jashtme Enver Hoxhaj në një ligjëratë të mbajtur para studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit tha se kjo javë është javë historike për Kosovën Evropiane. Hoxhaj ka folur edhe për relacionet me Ivica Daqiqin, FAK, diplomacinë kosovare dhe angazhimet e tij dhe të shtetit të Kosovës për të quar përpara proceset evropiane.

“Kjo javë është historike për Kosovën Evropiane sepse po përmbyllet një proces i rëndësishëm i stabilizim asociimit”. Kështu u shpreh Enver Hoxhaj të mërkurën para studentëve të Universiteti Publik të Gjilanit, derisa ka folur për diplomacinë kosovare, angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të pasur sa më shumë njohje si dhe është përgjigjur edhe rreth FAK-ut e Ivica Daqiqit raporton rajonipress.

Hoxhaj ka folur dhe zbërthyer politikën kosovare për të krijuar sa më shumë njohje, derisa tha se shteti i Kosovës do të jetë një shtet i dijes dhe një shtet i fuqishëm.”Nëse ne do ta kemi dijen dhe zhvillimin ekonomik edhe pse jemi shtet i vogël, Kosova do të ndihet e sigurt me shtetet e tjera përreth” tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Kosova ka vullnet politik për të quar përpara proceset e nisura dhe unë tha ai jam krenar që i takojë angazhimeve tona diplomatike për të quar përpara Kosovën në gjiun evropian.

Hoxhaj tha se ndihet krenar që deri tani Kosovën e kanë njohur 106 shtete derisa tha se prioritet i ministrisë së tij dhe qeverisë mbetet sërish integrimi Evropian i Kosovës.

Mobi Casa

Hoxhaj ndërkaq duke ju referuar debateve rreth FAK-ut tha se është një proces përmbyllës dhe shumë historik për Kosovën.”Krijimi i FAK-ut është obligim edhe ndaj ndërkombëtarëve sepse parashihet me pakon e Ahtisaarit dhe jam i sigurt se ky proces është i pandalshëm. Unë nuk besoj se ka mendje të tilla në Kuvendin e Kosovës që do të bllokonin procese të tilla kaq të ndjeshme, por edhe kaq krenare për Kosovën” tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Kosova ka nevojë për një vetëdije shtetërore edhe pse tha se ai është krenar për fitoren e arritur rreth FAK-ut, karshi politikës ndërkombëtare.”Nëse SHBA dhe NATO e mbështesin këtë koncept atëherë jam i sigurt se edhe liderët politik do të kenë koncenzus” tha Hoxhaj.

Hoxhaj i pyetur rreth ardhjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ivica Daqiqit në Serbi tha se nuk e ka problem atë pasiqë ai nuk lëshon pe në diplomaci. “Unë nuk dorëzohem asnjëherë dhe betejat i kam fituar. Daqiqi dhe Vuqiqi kanë problem të kredibilitetit ndërkombëtar” tha Hoxhaj.

Ndryshe Hoxhaja e ka lavdëruar punën e Universitetit të Gjilanit duke thënë se ky Universitet është një fuqi institucionale./rajonipress/