Hidromorava

Hoxhaj kërkon njohje nga shtetet e Afrikës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Jashtëm i Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga shtetet e pjesëmarrëse në Organizatën e Frankofonisë që ta njohin Kosovën.

Hoxhaj i cili po merr pjesë në Samitin e 15-të me radhë të kësaj organizate, që po zhvillon punimet në Senegal të Afrikës, ka takuar ministrat e jashtëm dhe shefat e delegacioneve të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në takimet me ministrat e jashtëm të Malit, Abdoulaye Diop, atë të Madagaskarit, Arisoa Lala Razafitrimo, të Seishellit, Jean Paul Adam dhe shefat e delegacioneve nga Maroku dhe Libani, Hoxhaj i ka informuar për zhvillimet pozitive në Kosovë dhe nevojën e njohjes së pavarësisë nga këto vende në mënyrë që të ecet më tutje në raportet diplomatike me këto shtete, thuhet në një komunikatë të MPJ-së.

GRANDEMALL

“Në takimet e ndara në margjina të Samitit të Frankofonisë, pata rastin të takoj dhe kërkoj njohjen e Kosovës nga ministrat e jashtëm të shumë vendeve sikurse Mali, Madagaskari, Seishellit dhe shefat e delegacioneve nga vende të tjera, të cilat tanimë janë të njohura me rastin dhe të arriturat e Kosovës. Jam optimist për vendime pozitive”, ka thënë Hoxhaj, pas takimeve.

Shefi i diplomacisë kosovare, po ashtu ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Senegalit, shteti i të cilit është organizator i Samitit të Frankofonisë, ministrat e Haitit, të Chadit dhe delegacione të tjera të cilat i ka falënderuar për njohjen dhe mbështetjen që po vazhdojnë të japin për Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.