Fidanishtja

Hoxhaj kërkon angazhim më të fuqishëm të BE-së në Ballkan: Ambiciet e Rusisë e bëjnë të domosdoshëm

/ 2 minuta lexim

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar një angazhim më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan, duke vlerësuar se zhvillimet aktuale ndërkombëtare po ndodhin në një periudhë pasigurie dhe ndryshimesh të thella në rendin botëror.

Hoxhaj ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, të organizuar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin, ku ka diskutuar për sfidat e sigurisë dhe rolin e partnerëve ndërkombëtarë në rajon.

Në një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga paneli, ai ka thënë se bota po kalon një periudhë tranzicioni, në të cilën rendi ekzistues po dobësohet, ndërsa ai i ri ende nuk është formësuar.

UBT KOSOVE

“Theksova se po jetojmë ndërmjet një rendi botëror që po shpërbëhet dhe një rendi të ri që ende nuk ka marrë formë”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, dobësimi i institucioneve ndërkombëtare dhe ambiciet perandorake të Rusisë e bëjnë të domosdoshëm një rol më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkan, përfshirë edhe në fushën e sigurisë.

Në këtë debat, Hoxhaj ishte pjesë e panelit së bashku me gjenerallejtënant Iulian Berdila, zëvendësshef i Mbrojtjes për Operacione dhe Trajnim në Rumani, si dhe gjenerallejtënant Nuno Lemos Pires, drejtor i Politikës Kombëtare të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Portugalisë. Paneli u moderua nga Javier Colomina, përfaqësues i posaçëm i NATO-s për Fqinjësinë Jugore.

Hoxhaj ka theksuar se për Kosovën dhe rajonin, prania dhe angazhimi afatgjatë i partnerëve euroatlantikë mbeten thelbësorë për ruajtjen e paqes dhe perspektivën e integrimit.

“Për Kosovën dhe rajonin tonë, angazhimi i qëndrueshëm i BE-së dhe NATO-s mbetet jetik për paqen dhe të ardhmen euroatlantike”, ka theksuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.