UBT

Hoxhaj: Gjatë viteve të ardhshme do të vërehen efektet e Fondit për Luginën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës ka organizuar mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë, por shumë analistë, politikanë këtë mbledhje si dhe ndarjen e 100 mijë euro për Luginën e Preshevës e kanë cilësur më shumë si mashtrim të qytetarëve. Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj thotë se efektet e ndihmës për Luginën do të shihen brenda disa vitesh.

Hashim Thaçi dhe Edi Rama ishin kujdesur që gjithçka të shkonte mirë sa i përket prezantimit të mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Madje, dy Kryeministrat ishin kujdesur që të flasin vetëm mirë për takimin e Prizrenit.

Aty, Edi Rama e dha lajmin se dy Qeveritë së bashku kanë ndarë 100 mijë euro për Luginën e Preshevës.

Pas kësaj, shumë politikanë, analistë e gazetarë kanë ironizuar me shumën shumë të vogël të ndarë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Sidoqoftë, Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka folur sot edhe për një Fond për Luginën e Preshevës, për të cilin janë marrë vesh me Shqipërinë.

Uji Dea

Ai ka thënë se efektet e këtij fondi do të vërehen tek pas disa vitesh.

“Jam shumë i sugurt se brenda disa vitesh do të shihen efektet konkrete të këtij Fondi”, ka thënë Hoxhaj, për televizionin publik.

Serbia është duke e ndjekur një politikë pothuajse si në kohën e Milloshevicit. Përmes themelimit të këtij fondi ne synojmë të financojmë projkete me karaktet humanitar, me karakter zhvillimor”, ka shtuar ai.

Ndryshe, sot, një shoqatë humanitare nga Lugina e Preshevës e quajtur “Medvegja” me seli në Zvicër ka vedosur të ndajë për Kosovën dhe Shqipërinë 200 mijë euro.

Megjithëkëtë, Adem Demaçi i ka arsyetuar sot Edi Ramën e Hashim Thaçin, duke thënë se ndarja e 100 mijë euro për Luginën e Preshevës është bërë për aq sa kanë mundësi Kosova dhe Shqipëria.

Anlisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja ka vlerësuar se mbledhja e dy Qeverive ishte bërë për t’i mashtruar qytetarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.