Mobi Casa

Hoxhaj: Fundviti i lajmeve të mira për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut, ka zhvilluar edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë të vendeve të rajonit, si dhe përfaqësues të SHBA-së dhe vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas njoftimit të MPJ, në takimin me ministrin e jashtëm kroat, Miro Kovaç, Hoxhaj ka kërkuar përkrahjen e Kroacisë në procesin e liberalizimit të vizave, si dhe nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha.

Hoxhaj është shprehur për një rol më të madh të Kroacisë në rajon si shtet anëtar i BE-së.

Një takim tjetër, Hoxhaj e ka zhvilluar edhe me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin kanë diskutuar për një sërë çështjesh dhe përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Takime shumë përmbajtësore që rikonfirmuan edhe njëherë miqësinë dhe përkrahjen e parezervë që kemi nga Kroacia dhe Hungaria. Kërkova mbështetjen e tyre në procesin e liberalizimit të vizave dhe për një sërë çështjesh tjera të karakterit bilateral. Jam shumë optimist për një fundvit të lajmeve të mira”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Telegrafi.

Hoxhaj ka takuar edhe ndihmës asistentin e Sekretarit të Shtetit, Hoyt Yee, me të cilin është rikonfirmuar mbështetja amerikane në agjendën e njohjeve dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Takime të ndara, ministri Hoxhaj ka zhvilluar edhe me ministrin e jashtëm të Bosnjë dhe Hercegovinës, Igor Crnadak dhe zëvendësministrin e jashtëm grek, Dimitris Mardas me të cilët ka diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit institucional.

Kryediplomati Hoxhaj ka marrë pjesë në Forumin tradicional të Dubrovnikut, ku pos takimeve ka mbajtur edhe një ligjeratë në panelin “Sfidat gjeopolitike”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.