Fundamenti

Hoxhaj: Fajtorët për rastin e Ivanoviçit fshihen në Beograd

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ai ka thënë se fajtorët për rastin e Ivanoviçit fshihen në Beograd.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se përpjekjet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për ta penguar drejtësinë në zbardhjen e rastit të vrasjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanovic, po vazhdojnë.

Sipas zëvendëskryeministrit Hoxhaj, minimi i procesit në vazhdimësi përmes akuzave të pamatura ka për qëllim mbrojtjen e përgjegjësve për këtë krim, të cilët po fshihen në Beograd.

FIDANISHTJA

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq vazhdon përpjekjet e tij për ta penguar drejtësinë dhe për të ndërhyrë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanovicit. Minimi i një procesi i cili është në zhvillim e sipër, përmes akuzave të pamatura tenton t’i mbrojë përgjegjësit për këtë krim, të cilët janë duke u fshehur në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Ndaj deklaratave të Vuçiq ku përmend emra konkret si gjoja fajtorë për rastin, ka reaguar edhe vëllai i Oliver Ivanovicit, duke thënë se të këtilla deklarata po e dëmtojnë procesin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.