Hoxhaj: Albin Kurti po na çon në zgjedhje
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj situatës politike në vend, duke thënë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të vazhdueshme.
Duke folur në RTV21, Hoxhaj tha se Kurti i sheh zgjedhjet si një formë duartrokitjeje, ndërsa paralajmëroi se kjo qasje mund ta çojë vendin në zgjedhje pa fund.
“Albin Kurti po na çon në zgjedhje. Ai zgjedhjet i sheh si aplauze dhe në një vend ku vota është e barabartë me duartrokitje, do të kemi zgjedhje deri në pafundësi”, tha Hoxhaj.


