Hoxha zvarrit 3G-në

Përdoruesit e telefonisë mobile nuk e kanë të sigurt nëse do të mund t’i kenë në dispozicion sivjet shërbimet e rrjetit e internetit 3G në telefonat e tyre mobilë, ashtu siç u ishte premtuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Kjo e fundit ka tejkaluar çdo afat kohor për publikimin e shpalljes së ftesës së kompanive për ofertë për 3G.
Zyrtarë të afërt me zhvillimet në këtë proces bëjnë të ditur se bordi i ARKEP-së tashmë ka miratuar vendimin për 3G, mirëpo një vendim i tillë nuk është bërë asnjëherë publik.
Të njëjtat burime thonë se pengesë për zvarritjen e këtij procesi është kreu i bordit të ARKEP, Ekrem Hoxha, i cili, sipas tyre, po favorizon kompani të caktuara të cilat nuk janë të gatshme të fillojë menjëherë me rrjetin 3G.
Në anën tjetër, vetë kreu i ARKEP i ka mohuar këto akuza duke mos dashur të komentojë më gjatë…(Tribuna).