United Hospital

Hoxha: Vendimi për vizat, pas zgjedhjeve në BE

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka deklaruar për “Zërin” se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së ka kuptuar se heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Evropian, shkruan gazeta “Zëri”.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, nuk pret që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të merret para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

Hidromorava

E para e Integrimeve Evropiane në vend shprehet optimiste se vendimi për liberalizim të merret pas këtyre zgjedhjeve. “Po e ritheksoj se ne i kemi përfunduar detyrat tona dhe tani gjithçka varet nga shtetet anëtare. Në këto rrethana që po zhvillohen në BE nuk është prioritet çështja jonë dhe nuk është reale të pritet të ketë një vendim para zgjedhjeve. Në qershor kam thënë se po kërkojmë të futet në agjendë, nuk kam dhënë as afat, as imperativ ndaj nevojave tona, por vetëm mundësi nëse arrihet konsensusi në vendet anëtare për ta vënë në agjendë dhe të votojnë në Këshill”, ka thënë Hoxha për “Zërin”.

Hoxha ka shtuar se në takimet që ka zhvilluar në vende të ndryshme të BE-së e ka kuptuar që heqja e vizave për Kosovën nuk është prioritet pa përfunduar zgjedhjet për Parlament Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.