Hoxha: PDK nuk pushon as ditëve të verës

Gjilan – Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gj9ilan tha për rajonipress se edhe pse ndodhemi në muajt e verës dhe të pushimit megjithatë ky subjekt politik po përcjell me interesim të madh të gjitha zhvillimet lokale e qendrore. Hoxha tha se dega e PDK-së në Gjilan është e kënaqur me performancën e mirë dhe profesionale që po tregojnë këshilltarët e saj në Asamblenë Komunale.
Dega e PDK-së vazhdon të mbetet stabile me një strukturë të mirë dhe me një përfaqësim dinjitoz të këshilltareve komunal në Asamblenë Komunale. Kështu vlerëson Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan raporton rajonipress.
Hoxha tha për rajonipress se ndonëse ndodhemi në kohën e pushimeve të verës PDK në Gjilan me interesim po përcjell të gjitha zhvillimet në Gjilan e qendër. “PDK në Gjilan ka një strukturë të mirë dhe të ruajtur të partisë dhe kjo na ka bërë që ne të jemi më të organizuar dhe më të përkushtuar ndaj aktivistëve tanë. Gjithashtu PDK ka një përfaqësim dinjitoz të këshilltarëve të cilët në mënyrë profesionale po i mbrojnë interesat e qytetarëve në Asamblenë Komunale” tha Hoxha.
Hoxha megjithatë tha se ende nuk kanë bërë ndonjë analizë rreth qeverisjes së Lutfi Hazirit në këtë tetë mujor.”PDK asnjëherë nuk ka heshtur dhe ne do të jemi aktiv në të gjitha forumet, komitetet dhe zhvillimet tjera që zhvillohen brenda institucioneve. Propozimet dhe ndërhyrjet e këshilltarëve të PDK-së kanë ndikuar që qeverisja aktual të jetë më syçelë dhe më e përgjegjshme ndaj vendimeve të saja” tha Hoxha. /rajonipress/