UBT

Hoxha: PDK-ja po pastrohet nga karrieristët

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan thotë për rajonipress se ikjet individuale nga PDK-ja tek “Nisma” apo diku tjetër nuk e dëmtojnë PDK. Sipas tij përkundrazi nga këto largime po pastrohet PDK-ja.

Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan nuk ndihet i shqetësuar me ikjet individuale kohëve të fundit që rrodhën nga ky subjekt politik derisa destinacion kishin “Nismën” e Fatmir Limajt, raporton rajonipress.

Sami Hoxha për rajonipress tha se këto largime janë individuale dhe po bëhet mirë sepse PDK-ja përfundimisht po pastrohet nga njerëzit karrierist.”Këta aktivist që janë larguar nga PDK-ja më së shumti ia kanë parë hajrin PDK-së dhe realisht është shumë e pandershme që ata të manipulojnë se gjoja kanë ikur disa nëndegë”

RCCOLA

Hoxha tha se aktualisht janë larguar Bajram Hasani, Shaqir Ukshini, Fatmir Daku dhe Naim Musliu të cilët ishin kryetar të nëndegëve, por që asnjëri nuk ka mundur të tërheq aktivistë tjerë mbrapa.

Hoxha tha se po punohet edhe për zgjedhjet nacionale dhe qysh tani është menduar për të pasur një listë të kandidatëve për deputet e cila do të jetë listë autoritative dhe e përgjegjshme.”Kemi kandidatë të përkushtuar dhe besoj se PDK në nivel vendi do të ruaj primatin, kurse në nivel lokal gjithashtu PDK-ja do të ruaj fuqinë e saj sepse ka një përvojë të mirë në menaxhim dhe në strukturim partiak” tha Hoxha.

Hoxha tha se PDK në Gjilan tashmë është mobilizuar dhe ka një strukturë stabile.”PDK do të ketë rol të jashtëzakonshëm në Gjilan në të gjitha aspektet. Ne nuk do të heshtim as ndaj qeverisjes aktuale e cila qysh tash po shihet se nuk ka ndonjë lëvizje në planin zhvillimor, derisa tërë kohën është marrë me çështjet e borxheve të cilat kryesisht po i shfrytëzon për marketing politik” tha Hoxha./rajonipress/